Varianti i ri i koronavirusit që u shfaq për herë të parë në Britaninë e Madhe dhe që prej atëherë është identifikuar në 80 vende të botës, mund të kthehet në formën dominuese të virusit anekënd globit thotë drejtoresha e konsorciumit, Genomics në Mbretërinë e Bashkuar, Sharon Peacock.
Besoj se në të ardhmen, çelësi do të jetë sa problematike mund të bëhen këto shtame për vaksinat, tha Peacock për BBC. Grupi që ajo drejton u krijua prillin e 2020-tës, dhe ka bërë bashkë ekspertë të shumërespektuar dhe institute për të mbledhur, skeuencuar dhe analizuar genomat e virusit, si pjesë e përgjigjes së Britanisë së Madhe ndaj pandemisë së Covid 19.
Deri më tani, ai ka gjurmuar historinë genetike të më shumë se 250.000 kampionëve të koronavirusit. Por kompania AstraZeneca thotë se mund të zhvillohen vaksina kundër varianteve të reja. Vetëm se ato mund të kërkojnë 6 deri në 9 muaj që të prodhohen dhe t`i administrohen publikut.
Vaksina e kompanisë britaniko-suedeze është dëshmuar të jetë efikase ndaj virusit original dhe të paktën një variant të ri të tij, atij të zbuluar në Kent të Anglisë, por ka efikasitet më të kufizuar mbi shtamin afrikano-jugor.
Top Channel