Situata e përmbytjeve në Shkodër është kritike, ndërsa fatmirësisht reshjet e shiut janë ndërprerë.

Në Njësinë Administrative Dajç hidrometri tregon një rritje prej 11 cm. Ndërkohë të paktën 9 banesa janë nën pushtetin e ujit.

Ndërkohë, bashkia Shkodër kërkon ndërhyrje emergjente nga Bordi Rajonal Lezhë për të bërë të mundur mbylljen fundore të argjinatures së Darragjatit pasi uji vërshon në zonën e banuar.

Situata e përmbytjeve në Nj.A.Dajç datë 12.02.2021

❌ Hidrometri shënon 7 m, me një rritje prej 1 cm në hidrometrin e Dajçit, 5 cm në vendin e quajtur Urrela të Shirqit në krahasim me një ditë më parë.
❌ 1900 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore).
❌ Rrugë të bllokuara Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësia e ujit arrin 150 cm në rrugë.
❌ Shtëpi të përmbytura 9.
❌ Prezencë uji në oborre 131 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 30, Rrushkull 1, Suka 9.
❌ Është bërë e pamundur lëvizja me vetura në lagjien Mazija- Suka Dajç.
❌ Është e pakalueshme rruga Belaj- Pentar, vetëm me mjete të larta të ushtrisë.
❌ Rruga kryesore e Darragjatit e kalueshme vetëm me mjete të tonazhit të lartë.
❌ Në rrugën kryesore të Dajçit është vështirësuar jashtëzakonisht lëvizja me vetura si dhe në aksin nacional Dajç- Velipojë.
❌ Kërkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore.
✅ Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek Dispeçeri Mushan.
✅ SPZ e zonës në gatishmëri .
✅ Qendrat shendetësore në gatishmëri
❌ Energji elektrike kemi, nderprerje te herpashershme.
❌Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m.
❌Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë është prioritare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA