Meta takim me Ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë së Hungarisë: Të rritet bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve 

12/02/2021 17:36

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim të përzemërt Ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë së Hungarisë, Sh.T.Z. Péter Szijjártó, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira mes dy vendeve dhe dy popujve tanë, duke vënë theksin në rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik e tregtar dhe të investimeve shumë të mirëpritura hungareze në Shqipëri.

Presidenti Meta e falënderoi Ministrin Szijjártó, për qëndrimin mbështetës të Hungarisë për proceset e integrimit evropian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në tërësi, si dhe për ndihmën dhe mbështetjen e vendit të tij në kuadrin e V4 dhe V4-WB6.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit shprehu falenderimet për mbështetjen e vyer të Hungarisë në rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti në nëntor të vitit 2019, si dhe për ndihmën në përballimin e pandemisë COVID-19.

Top Channel