Kina godet produktet e qumështit evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE 22/12 13:02
Meksika miratoi përdorimin emergjent të vaksinës “CoronaVac” të prodhuar kundër koronavirusit nga kompania kineze Sinovac.
Në një deklaratë nga Komisioni Federal për Mbrojtjen Kundër Rreziqeve Shëndetësore (COFEPRIS), njoftohet se është dhënë autorizimi për përdorim emergjent të vaksinës kundër COVID-19 të zhvilluar nga Sinovac.
Hugo Lopez-Gatell, zëvendësministri meksikan i Shëndetësisë, në një konferencë për shtyp shprehu kënaqësinë për dhënien e lejes për vaksinën.
Me 168.432 viktima, Meksika renditet si vendi i dytë në botë me më shumë vdekje nga COVID-19, ndërsa për nga numri i të infektuarve renditet i 13-ti me 1.946.751 mijë raste.
Top Channel