Leipzig e ka vendosur t’ia vështirësojë sa më shumë të mundet rrugën drejt titullit të 10 kampion, Bayernit të Mynihut, pasi sot ka marrë një tjetër fitore dhe u është afruar edhe më shumë bavarezëve kryesues.

Në “Red Bull Arena” vendasit zhbllokuan rezultatin në minutën e 38’ me anë të fantazistit spanjoll Dani Olmo, i cili ekzekutoi saktë një penallti, ndërsa 5 minuta më vonë ishte Nkunku që dyfishoi shifrat.

Augsburg provoi të rihapë takimin në minutën e 77’, kur Caliguri ekzekutoi saktë një 11-metërsh, megjithatë e pati të pamundur të shmangë humbjen përballë një Leipzigu që dominoi si në kontroll topi, ashtu edhe raste.

Pas 21 javësh kampionat, Leipzig ia ka dalë të grumbullojë 44 pikë, 4 më pak se Bayerni i Mynihut që kryeson, por vlen të theksohet se skuadra e drejtuar nga Hansi Flick ka luajtur një ndeshje më pak, të cilën do ta rikuperojë të hënën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA