Një shqiptar ndërroi jetë vetëm disa orë pasi u kthye në burgun e Larinos, nga ku ishte larguar për të marrë trajtim spitalor për koronavirusin.
Ai ishte rreth 60 vjeç dhe prej vitesh jetonte në Itali. Ai kishte dalë nga spitali Campobasso, ku po merrte trajtim për sëmundjen e Covid-19 në departamentin e sëmundjeve infektive dhe sapo u kthye në qeli ndërroi jetë nga një tjetër sëmundje tjetër.
Këtë e bëri të ditur, sekretari i përgjithshëm i sindikatës së Policisë, Aldo Di Giacomo, njoftojnë mediat italiane.
“I arrestuari vdiq nga arresti kardiak, por kjo rihap çështjen e sigurisë shëndetësore brenda institucioneve dhe mungesën e vëmendjes që qeveria ka treguar”, tha ai, duke shtuar se shteti italian ka vendosur të administrojë vaksinën AstraZeneca për të paraburgosurit dhe policët.
Kjo histori rikthen polemikat mbi kushtet e të dënuarve dhe oficerëve të policisë në burgun e Larinos, tashmë të goditur muajt e fundit nga një shpërthim infeksionesh. Për këtë çështje është hapur një hetim.
Top Channel