Inspektorati Shtetëror Shëndetësor i qarkut Durrës ka mbyllur sot shkollën 9-vjecare “Adem Gjeli” në Fushë Krujë.
Konstatimi i disa rasteve pozitive dhe dyshimet për raste të tjera që janë në pritje të përgjigjes së tamponit kanë çuar ISHSH drejt marrjes së masës urgjente të mbylljes së shkollës për të ndërprerë zinxhirin e mëtejshëm të infektimit.
Ndërkohë grupet e punës të këtij inspektorati kanë kryer riinspektime pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe ambjenteve të Policisë Bashkiake në Durrës për të ndjekur masat e marra pas mbylljes së IMT-së dhe një zyre në policinë bashkiake gjatë këtij muaji.
Në 11 ditët e para të shkurtit, raportohet se janë monitoruar 408 subjekte, ndërsa janë kryer 4653 monitorime e këshillime për vendosjen e maskës te qytetarët në ambientet e jashtme, si masë kjo për minimizimin e përhapjes së sëmundjes të shkaktuar nga Covid-19. Grupet e inspektimit të Task-Forcës po funksionojnë me dy turne.
Top Channel