Policia londineze Metropolitan Police publikoi videon e një incidenti nga ku një emigrant shqiptarë tentoi të godasë me një stilolaps në fytyrë një oficere police duke bërë rezistencë në arrestim.

Top Channel duke iu referuar komunikatës për shtyp të policisë londineze raporton se Adrian Popa, 40 vjeç  u dënua në gjykatën e krimeve të rënda angleze Old Bailey me 3 vite e 10 muaj burg për kërcënim për të vrarë një oficere police. Po ashtu ai u dënua edhe me 15 muaj burg për tentativë plagosje.

Gjykatës iu tha se policia u telefonua nga një residencë në zonën  Manor Park Crescent, Edgware, rreth orës  10:25 të datës 16 Gusht  2020 pasi Popa u pa të hynte në kopshtin e një banese.

Ai ishte liruar nga burgu me kusht për mos të shkuar në atë zonë. Popa kur pa policinë nisi të bëhej agresiv. Policia në një rrethanë të tillë përdori  “taser“ pistoletë elektrike neutralizuese.

Popa thotë policia londineze tentoi me agresivitet të godasë oficeren e policisë në fytyrë disa herë me një stilolaps duke e kërcënuar se do ta vriste.

FOTO GALERI
1/32

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA