Biden nxiton me vaksinat: Kemi porositur 200 milionë doza më shumë

12/02/2021 22:20

Presidenti Biden e kritikoi edhe një herë programin e vaksinimit kundër koronavirusit që ka trashëguar nga paraardhësi i tij, Donald Trump, dhe u bëri thirrje amerikanëve të kenë durim ndërsa ai përpiqet ta përmirësojë atë.

Teksa përpiqej të tregonte se programi ishte në një “gjendje shumë më të keqe” se sa e kishte menduar, duke paralajmëruar kështu se nga ana e administratës së tij mund të ketë rezultate të shpejta, Biden sqaroi se qeveria amerikane ka nënshkruar një kontratë për 100 milionë doza të tjera vaksinash kundër Covid-19 me kompaninë Moderna dhe një tjetër për 100 milionë doza të vaksinës së kompanisë Pfizer.

“Ne kemi blerë vaksina të mjaftueshme për të imunizuar të gjithë amerikanët”, ishte deklarata e tij. Biden theksoi se Shtetet e Bashkuara, që kanë rreth 330 milionë banorë, janë në rrugë të mirë për të realizuar 300 milionë vaksinime deri në fund të korrikut.

Ritmi i vaksinimit mund të rritet më tej nëse një vaksinë e tretë e koronavirusit nga prodhuesi i ilaçeve Johnson & Johnson merr miratimin për përdorim urgjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA