Kancelarja gjermane Angela Merkel e pranoi se situata është mjaft e vështirë. “Ne duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm që të mos futemi përsëri në këtë spirale eksponenciale të rritjes,” tha kancelarja gjermane e cila shtoi se mutacionet e reja janë tashmë të pranishme në vend dhe”mund të shkatërrojnë çdo sukses” të arritur nga mbyllja për muaj me radhë.
Merkel e pranoi se izolimi kashkaktuar shumë vuajtje, duke thënë se “Ky është një dimër i vështirë, si jashtë, ashtu edhe kur bëhet fjalë për jetën tonë”. Por u shfaq e palëkundur në synimin e saj për të shmangur një valë tjetër me shifra të infektimit jashtë kontrollit.
“Synimi im është që çdo vale të re që mund të ndodhë nëse variantet e reja të virusit bëhen dominante, të mos i japim hapësirë, nuk duhet të përfundojmë me një rritje tjetër eksponenciale me dy shifra.”Korrespondentja politike e DW Nina Haase që e ndoqi fjalimin theksoi se pozita e Merkel është më e lehtë nga fakti që ajo nuk po kandidon për rizgjedhje.
Kancelarja nuk ishte nën të njëjtin presion si politikanët e tjerë për të bërë kompromise. Ajo madje dëshironte shtrirjen maksimale të mundshme të masave aktuale të bllokimit, donte që ato të zgjateshin të paktën deri në 14 mars,” tha Haase për DW.
Sidoqoftë, “ka disa kryeministra landesh që janë nën një presion shumë më të madh, sepse shumë njerëz duan heqjen e kufizimeve dhe ata do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale dhe rajonale që do të mbahen ne mesin e muajit të ardhshëm.
Top Channel