13 persona të arrestuar për planifikimin e një sulmi në Danimarkë

12/02/2021 23:01

Trembëdhjetë persona u arrestuan në Danimarkë me akuzat e përpjekjes për të bërë pajisje shpërthyese dhe për planifikimin e sulmeve terroriste, njoftoi policia sot, pas një veprimi të përbashkët me kolegët nga Gjermania.

Përbërësit për prodhimin e pajisjeve shpërthyese dhe armëve u gjetën në arrestimet, raporton Reuters.

“Ne besojmë se individët kishin qëllimin dhe kapacitetin për të kryer sulme terroriste në Danimarkë,” tha policia daneze në një deklaratë.

Shtatë persona u arrestuan për planifikimin e terrorizmit dhe gjashtë persona të tjerë të lidhur me atë rast, dhe tani është përcaktuar se ata ishin gjithashtu pjesë e grupit që planifikoi sulmet.

Në të njëjtën kohë, një person lidhur me këtë rast u arrestua në Gjermani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA