Vetëvritet ylli  i TikTok: “Nuk isha e përgatitur të varrosja fëmijën tim”

11/02/2021 10:06

18-vjeçarja nga Louisiana ishte e njohur si “Dee” në TikTok dhe kishte mbi 1.4 milion ndjekës.

Zyrtarët  e policisë konfirmuan se Dee kreu vetëvrasje të martën. Babai i Dazharia, Raheem Alla gjithashtu konfirmoi vdekjen e vajzës në një video në TikTok.

Unë dua të falënderoj të gjithë për dashurinë dhe mbështetjen për vajzën time“, shkroi ai krahas një montazhi fotografish së bashku. “Fatkeqësisht ajo nuk është më me ne dhe ka shkuar në një vend më të mirë”.

Në një faqe në GoFundMe që Alla krijoi, ai tha se vajza e tij po luftonte me shëndetin e saj mendor.

Jam shumë e thyer. Unë me të vërtetë nuk mund të besoj se po shkon. Do të doja të them se ishte një shaka por nuk është”, tha mamaja e Dazharias.

Adoleshentja kishte mijëra ndjekës në Instagram dhe YouTube dhe shpesh dokumentonte jetën dhe sfidat e saj virale në platformat sociale.

Të hënën, Dazharia postoi një seri videosh në Instagramin e saj me titull, “Postimi i fundit”. Pas lajmit tronditës, shumë tifozë i dhanë nderime yllit të TikTok në rrjetet sociale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA