Ushtarët izraelitë hedhin në erë shtëpinë e palestinezit të burgosur

11/02/2021 08:17

Ushtarët izraelitë hodhën në erë shtëpinë e një palestinezi në Bregun Perëndimor të okupuar, i cili është burgosur me akuzën për vrasjen e një koloni hebre.

Forcat izraelite bastisën qytezën Tura në Jenin të Bregut Perëndimor, për të shkatërruar shtëpinë e të burgosurit palestinez Mohammed Muravvah Kabha.

Gjatë bastisjes ndodhi përplasje midis palestinezëve dhe ushtarëve izraelitë, të cilët rrethuan shtëpinë e Kabha-s nga mesdita. Forcat izraelite përdorën gaz lotësjellës, granata trullosëse dhe plumba gome për të shpërndarë palestinezët.

Gjatë incidenteve nuk janë raportuar të lënduar deri më tani, ndërsa forcat izraelite hodhën në erë shtëpinë e Kabha-s me eksplozivë të vendosur nën të.

Autoritetet izraelite akuzojnë të burgosurin Kabha për vrasjen e një koloni hebre në Bregun Perëndimor të pushtuar më 20 dhjetor 2020.

Shkatërrimi nga Izraeli i shtëpive të palestinezëve për të cilët pretendohet se kanë kryer sulme kritikohet nga organizatat e të drejtave të njeriut si “ndëshkim kolektiv”.

Rreth 220 mijë kolonë hebrenj jetojnë në Kudsin Lindor të pushtuar dhe rreth 500 mijë në Bregun Perëndimor. Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet hebreje të vendosura në territoret e okupuara konsiderohen të paligjshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA