Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell me reshje në të gjithë territorin. Në zonat veri-perëndimore reshjet do kenë intensitet më të lartë duke ndikuar negativisht në situatën e përmbytjeve.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 00°C në 06°C, në zonat e ulëta nga 07ºC në 12°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 14°C.

Era do të fryjë në drejtim Perëndimor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -1°C në 05°C dhe në zonat e ulëta nga 02°C në 07°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe Shqipërisë.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA