U `grabit` nga ushtarët amerikanë, tualeti i Hitlerit shitet për 14 mijë paundë

11/02/2021 01:01

Tualeti personal i Adolf Hitlerit nga shtëpia e tij e pushimit në Bavari, është shitur në ankand në SHBA për 14 mijë paundë. Pati interes të madh mes koleksionistëve për këtë objekt.

Ulësja e bardhë prej druri u grabit nga një ushtar i ri amerikan nga banja private e diktatorit në Berghof, shtëpia e tij në alpet bavareze. Ragnvald C Borch ishte një nga amerikanët e parë që mbërriti në vend.

Ai fliste rrjedhshëm gjermanisht e frëngjisht dhe ishte dërguar të udhëtonte me divizionin e dytë francez. Borch thotë se eprorët e ftuan të merrte “çfarë të donte” nga vila e dëmtuar keqaz prej bombardimeve të aleatëve në ditët e fundit të luftës. Kur një ushtar tjetër që për vete kishte marrë një llampadar luksoz e pyeti se përse duhet të merrte tasin e tualetës, Borch iu përgjigj: Ku mendon ti se i vendoste Hitleri të pasmet? Kur u kthye në shtëpi në New Jersey, e mbajti në bodrumin e tij ku e ekspozonte si diçka të rrallë.

Bill Panagopulos i shtëpisë së ankaneve Alexander Auctions e cilësoi ulësen 40 cm si diçka të veçante dhe tha se ishte gjëja më e përafërt me fronin që diktatori do të merrte ndonjëherë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA