Atentat me bombë gjeneralit rus në mes të Moskës, bomba dyshohet të jetë vendosur nga shërbime të inteligjencës të lidhura me Ukrainën
Trajneri Steve Bruce ka zbuluar se ka marrë kërcënime për vdekje dhe u ka bërë thirrje kompanive që menaxhojnë rrjetet sociale që të marrin masa për këtë sjellje.
Kur po fliste për eksperiencën e tij, Bruce përmendi edhe kërcënimet për vdekje që i janë dërguar gjyqtarit Mike Dean dhe anëtarëve të familjes së tij.
“Këto kompani të rrjeteve sociale duhet t’i mbikëqyrin më mirë këtë situatë. Unë jam sulmuar me fjalë të rënda dhe kërcënime me vdekje. Kur shikoj një gjyqtar që pëson një gjë të tillë, sepse bëri një gabim si dhe njerëz që të kërcënojnë me jetë, është vërtet e tmerrshme.
Duhet të veprohet sepse jashtë ka njerëz që mund t’i bëjnë seriozisht këto gjëra. Është skandaloze! Ka gjëra si psh: Shpresojnë që unë të vdes nga COVID!”, shprehet trajneri i Newcastle, Steve Bruce.
Top Channel