Siç thonë burime të sigurta për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, ka një plan masash të shtuara veçanërisht në brendësi të spitalit të burgut në Tiranë, për shkak të një informacioni zyrtar të delegur policisë së shtetit nga drejtoria e burgjeve, menjëherë mbas transferimit të të dënuarit Dritan Dajti, nga burgu i Peqinit në Spitalin e burgut në Tiranë, për shkak të simptomave si i sëmurë dhe i prekur nga Covid.

Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve i referon policisë së shtetit thonë burime të sigurta për Top Channel se ka mundësi të përpilohet një plan arratisje për Dritan Dajtin, i cili nga shkalla e parë është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 oficerëve të policisë gushtin e vitit 2009.

Ndërkohë që, Gjykata e shkallës së dytë e lehtësoi ndjeshëm, nga burgim të përjetshëm e dënoi Dritan Dajtin me 25 vite burgim.

Kjo çështje që prej prillit 2019 gjendet në Gjykatën e Lartë, ende nuk është një status i saktë se çfarë vendimi do të merret mbas rekursit të prokurorisë.

Burimet thonë se informacioni i rezervuar dhe sekret i është përcjellë por nuk bëhet i ditur plani i arratisjes.

Ndërkohë që në spital ka prani të agjentëve të krimeve dhe forcave të posaçme, të cilat merren me mbiqkyrjen, për të parandaluar një arratisje të mundshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA