Fotografohet momenti i rrallë/ Polici shpëton burrin që u hodh të vetëvritej

11/02/2021 00:39

Një polic u fotografua në momentin kur kapi krahun e një burri që u hodh të vriste veten dhe kësisoj, i shpëtoi jetën.

Fotot e rralla e tregojnë personin teksa varej nga 45 metra lartësi mbi liqenin New Melones në Kaliforni, ndërsa zëvëndessherifi tenton nga parmakët ta ngrejë lart.

Ngjarja ndodhi në Vallecito të Kalifornisë, kur një person në dëshpërim e sipër është përpjekur të vrasë veten duke u hedhur nga ura e Sierra Nevada. Ai kishte kërcënuar se do të lëshohej poshtë dhe policët po përpiqeshin ta bindnin për të kundërtën. Ata folën me burrin për gati 10 minuta, por ai nuk u bind, u ngjit mbi parmakë dhe u hodh.

Zëvëndessherifi Andrew Long Lunged arriti ta kapte nga krahu dhe e mbajti ashtu për 30 sekonda derisa të tjerët e ndihmuan ta ngrinte personin lart. Lëvdatat nuk munguan për efektivin, i cili u cilësua si një hero ndërsa tregoi se guximi, përkushtimi dhe këmbëngulja ndihmuan të shpëtohej një jetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA