FOTO/ Sulmohet sërish zyra e zëvendës ministrit të jashtëm grek: “Të deportohet Varviciotis”

11/02/2021 18:00

Zyra e zv.ministrit të jashtëm grek, Miltiadhis Varviciotis është sulmuar nga anarkistët.

Autorët shkruan me bojë të zezë në muret e zyrës “të deportohet Varviciotis” dhe hodhën pankarta kundër qevrrisë greke. Dyshohet se sulmi është kryer nga ekstremistët e majtë grekë, të njohur ndryshe si anarkistë.

Kohët e fundit anarkistët dhe grupet e ekstremit të majtë, kërkojnë lehtësimin e kushteve të burgut për terroristin Dhimitris Kufodinas, një prej krerëve dhe njëkohësisht ekzekutori kryesor i organizatës terroriste ’17 nëntori’.

Kjo është hera e dytë që sulmohet zyra e zv ministrit Varviciotis.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA