COVID shuan gazetaren e njohur shqiptare Zenepe Luka
11/02/2021 17:46
Gazetarja dhe shkrimtarja e njohur shqiptare Zenepe Luka është shuar ditën e sotme pasi ishte e infektuar me COVID-19.
72-vjeçarja ishte shtruar prej ditësh në një nga spitalet covid në Tiranë.
Zenepe Luka themeloi dhe drejtoi fondacionin “Nermin Vlora Falasci”. Gjithashtu themeloi dhe shoqatën “Albano e Romina”.
Luka ështe autore e dhjetëra librave ndërsa shënon shumë vite karrierë si gazetare.
Pak kohë më parë bashkëshorti i saj mposhti COVID, por gazetarja nuk ka mundur të fitojë betejën.
Në vitin 1998 asaj iu vu tritol në shtëpi, me qëllimin për ta asgjësuar familjen e saj, ku sipas saj sulmi ndodhi vetëm se ajo raportonte si gazetare atë që ndodhte ne realitet.
Top Channel