Prej më shumë se 1 viti, presidenti i National Transportation Safety Board, Robert Sumwalt, zbulon dinamikën e aksidentit tragjik me helikopter të ndodhur në 25 janarin e 2020 ku humbën jetën Kobe Bryant, vajza e tij 13 vjeçare Gianna dhe 7 persona të tjerë.
Bëhet fjalë për një konfirmim të asaj që përcaktuan hetimet gjatë këtyre muajve; nuk ishte një gabim mekanik shkaku i këtij aksidenti, por vetë piloti Ara Zobayan.
Ky i fundit fluturoi në mes të mjegullës dhe reve që ishin shumë ulët edhe pse normat standarde federale e ndalonin ngritjen e mjetit në kushte të tilla duke humbur orientimin për të përplasur më pas helikopterin. Sipas statistikave të NTSB, nga 2010-2019 aksidentet të shkaktuara nga çorientimi i pilotit kanë qenë 184, 20 nga të cilat kanë qenë me helikopter.
Ara Zobayan, teksa u nis për në drejtim të Mamba Sports Arena në Ventura County, qendra stërvitore e vajzës së Kobe Bryant, fillimisht e drejtoi mjetin në lartësi për të humbur më pas në mënyrë të papritur kuote dhe përplasur në kodrat e Calabasas.
Gjatë këtyre muajve, u ngritën një sërë padish civile për dëmshpërblim. Bashkëshortja e legjendës së basketbollit, Vanessa Bryant, fajësoi pikërisht pilotin Zobayan dhe kompaninë e helikopterëve me të cilin udhëtoi Kobe për neglizhencë. në krahun tjetër, vëllai i pilotit iu kundërpërgjigj duke thënë se Bryant i dinte rreziqet e atij fluturimi në kushtet jonormale.
Në këtë pikë është rritur presioni për të bërë të detyrueshëm me ligj përdorimin e një instrumenti të quajtur “Terrain Awarness and Warning Systems” që paralajmëron pilotin kur helikopteri është pranë një pengese. Por janë të shumtë ata që theksojnë, se edhe ky mekanizëm në bord nuk do të kishte bërë të mundur të evitohej përplasja.
Top Channel