Ishte një telefonate e marre nga urgjenca mjekësore e bere nga nje anije në ujërat e La Manshit ne te gdhire te se martës ku kërkohej ndihme mjekësore per një person ne bordin e anijes se madhe te transporitit Chise Bulker, e cila është ne pronësi japoneze por lundron me flamur panamez.
Por me pas u zbulua se ne bordin e saj ndodheshin shtate emigrante shqiptare dhe praktikisht asnjë person nuk kishte nevoje për ndihme mjekësore. Edhe pse kapiteni kishte kërkuar ndihme duke qare dhe ishte pretenduar se dikush nga ekuipazhi ishte lënduar, nga emigrantet e fshehur, Policia angleze thotë se faktikisht nuk ka asnjë te dhëne qe te dëshmoje se kishte pasur tentative për te marr kontrollin e anijes dhe askush nuk ishte lënduar fizikisht.
Anija e transportit, e cila sot pasdite është ankoruar ne ishullin Portland ne jug te Anglisë ishte nisur nga porti francez i Rouanit.
Policia edhe autoritetet britanike te kufirit kane arrestuar shtate shqiptaret qe tentuan te hynin ilegalisht ne Britani.
Ky është rasti i trete nga tetori i vitit te kaluar qe autoritetet britanike te kufirit dhe emigracionit kapin emigrante shqiptar qe tentojnë te hynë ilegalisht ne Britani përmes kalimit te kanalit te La Manshit, te nisur ose nga Franca ose nga Belgjika.
Ajo qe te ben përshtypje është se ky kalim ka ndodhur ne kushte mjaft te këqija atmosferike, per shkak te stuhisë polare qe ka përfshire jugun e Anglisë dhe veriun e Francës, ditët e fundit me reshje te mëdha dëbore. Britania vazhdon te mbetet destinacion për shqiptaret te cilët perdorin forma nga me te ndryshmet shpesh te rrezikshme per te mberritur ne ishull.
Top Channel