22/12 22:51
Liderit të Partisë Maori në Zelandën e Re, i është ndaluar hyrja në parlament sepse nuk mbante kravatë.
Deputeti mund të parashtrojë pyetje në foltore dhe të debatojë vetëm nëse ka të vendosur kravatë. Kryeparlamentari Trevoc Mallard, dy herë ia ka mohuar të drejtën Rawiri Waititit të drejtojë pyetje.
“Nuk ka të bëjë me kravatë, por më shumë me identitetin kulturor”, iu kundërpërgjigj Waitit kolegut të tij.
Megjithatë kur tentoi për herë të dytë të marrë fjalën, ai është urdhëruar që të largohet nga salla e Parlamentit.
Top Channel