Britani, vaksinat po funksionojnë/ Imunizimi shkon deri në 84% te të gjitha moshat e vaksinuara

10/02/2021 16:41

Dy vaksinat kryesore, ajo e Pfizerit dhe e Oksfordit e zvogëlojnë riskun e sëmundjes së Covidit në masën 65 për qind tek shumica e të rriturve dhe 64 për qind tek mbi 80-vjecarët, pas dozës së parë të këtyre vaksinave.

Dhe kjo shihet si një rreze shprese dhe konfirmim i faktit se fushata impresionuese dhe mamuthiane e vaksinimit në Britani është duke funksionuar. Mbrojtja nga uminizimi shkon në shifrat e 79 deri 84 për qind pas dozës së dytë për të gjitha grupmoshat.

Sipas profesor Paul Hunter, specialist i sëmundjeve infektive në Universitetin East Anglia, ai është besimplotë se këto të dhëna do shtyjnë qeverinë drejt hapjes graduale brenda javësh nëse këto të dhëna do provohen se janë të vërteta.

Edhe pse ka pikëpyetje për efektivitetin e vaksinave ndaj variantit jugafrikan, shkencëtarët britanikë kanë besim se ato do jenë mjaftueshëm të fuqishme për ta shndërruar Covidin në sëmundje me simptoma të ngjashme me ftohjet e lehta dhe do pengojnë njerëzit e vaksinuar nga shtrimet nëpër spitale për humbjen e jetëve njerëzore, cka është objektivi i tyre kryesor.

Momentalisht në Britani ka një rënie të konsiderueshme në rreth 30 përqind më pak të numrit të infektimeve dhe shtrimeve nëpër spitale, të cilat janë ende sipër shifrave të vëna re në valën e parë të pandemisë.

Britania është drejt binishit në objektivin e saj për vaksinimin e 15 milionë njerëzve më vulnerabël brenda 15 shkurtit, ndërkohë shifra e vaksinimeve sot pritet ta kalojë 13 milionë.

Sakaq, ka problem me hezitimin e komuniteteve afrikane, indiane dhe atyre nga vendet e Karaibeve që janë skeptik për marrjen e vaksinave. Për këtë qëllim, qeveria e Boris Johnson ka nisur një fushatë sensibilizimi duke përfshirë në të ikona të artit, të muzikës britanike si Sir Elton John apo aktorin Sir Michael Caine.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA