Atalanta “zbërthen” Napolin, Gjimshiti fiton derbin e shqiptarëve me Hysajn e Rrahmanin

10/02/2021 23:23

Finalja e edicionit të 74-t të Kupës së Italisë do të zhvillohet mes Juventusit dhe Atalantës. Pas bardhezinjve, që eliminuan në gjysmëfinale Interin, për për ndeshjen e madhe të 19 majit e prenë biletën edhe bergamaskët, që eliminuan fituesit në fuqi të kompeticionit, napolitanët.

Ndeshja e parë në stadiumin “Maradona” përfundoi pa gola, ndërsa në sfidën e kthimit, në Bergamo, skuadra e Gasperinit triumfoi 3-1. Zapata hapi serinë e golave për bergamaskët në minutën e 10-të me Zapatan, ndërsa 6 minuta më vonë dyfishoi Pessina. Një start “horror” për ekipin e Gattusos, që gjithsesi mundi ta rihapte ndeshje me golin e Lozanos në fillim të pjesës së dytë. Napoli vijoi të këmbëngulte për golin e dytë, që do t’i jepte kualifikimin, por pësoi të tretin, me autor Pessinan, që kombinoi bukur me Zapatan për golin që vulosi kualifikimin e Atalantës.

Berat Gjimshiti, mbrojtësi kuqezi, fiton kështu duelin me Elseid Hysajn dhe Amir Rrahmanin, të tre titullarë në këtë ndeshje. Në fakt, Hysaj u zëvendësua nga Gattuso pa u mbyllur pjesa e parë, ndërsa Gjimshiti dhe Rrahmani qëndruan në fushë deri në fund.

Një eliminim i hidhur për Gattuson, që vështirë se do të mbijetojë në stolin e Napolit pas humbjes së mundësisë për ta fituar këtë trofe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA