Një anije kozmike ka arritur me sukses në orbitrën e planetit Mars, ka njoftuar Kina.
Ky shtet synon që përmes këtij misioni të vendos një sondë në planetin e kuq.
“Anija kozmike hyri me sukses në orbitën rreth Marsit të mërkurën pas një udhëtimi gati shtatë-mujor nga Toka”, tha agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.
Kjo është hera e parë që Kina dërgon një anije kozmike në Mars dhe njoftimi bëhet një ditë pasi Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se kanë vendosur një sondë, të quajtur Shpresa, në orbitën përreth planetit.
Sonda kineze pritet të ndahet nga anija kozmike më vonë këtë vit dhe më pas do të provojë të lëshohet në Mars përmes një parashute.
Ajo pritet të zhvillojë aktivitet për rreth tre muaj, duke mbledhur të dhëna për ujin nëntokësor dhe shenjat e mundshme të jetës.
Vetëm Shtetet e Bashkuara e kanë prekur me sukses planetin Mars për tetë herë më rradhë.
Gjashtë misione tjera operojnë rreth Marsit: tre të SHBA-së, dy evropiane dhe një indiane.
Top Channel