Portieri shqiptar dëshiron të largohet nga skuadra italiane, raporton “Sky Germany”.

Thomas Strakosha është duke menduar që të largohet nga skuadra e Lazios, ku ka treguar se Bundesliga gjermane është destinacioni i tij i preferuar, përcjell KosovaPress.

“Jam i hapur rreth largimit”, tha 25 vjeçari.

“Për mua, Roma është si një opsion i dytë, por Bundesliga është ligë interesante. Do të ishte një hap tejet i madh në karrierën time”, shtoi Strakosha.

Strakosha këtë sezon ka bërë vetë gjashtë paraqitje në Serie A, duke pranuar 12 gola në portën e tij, dhe duke e regjistruar vetëm një portë të paprekur.

Top Channel