Ishte shpallur në kërkim për 7 vepra penale, por i bindur se nuk do të kapnin dot në Zvicër ku fshihej për t`i shpëtuar dënimit me 6 vjet burg, Mirko Rosa i njohur si “Mirko floriri”, e kërcënonte policinë italiane përmes Tik Tok-ut, duke i përmendur kanunin shqiptar.
Mbi Rosën e kërkuar prej kohësh, rëndojnë një sërë akuzash duke nisur nga mashtrimi, abuzimi në familje, dëmtimi personal, pastrimi i parave, simulimi i një krimi dhe fyerja ndaj një zyrtari publik. Ishin pikërisht videot e postuara në Tik Tok ato që bënë të mundur gjurmimin e 46 vjecarit. Mirko kishte mundur të arratisej janarin e vitit të kaluar vetëm pak përpara se ta dërgonin në burg.
Gjatë arratisjes megjithatë, nuk qëndroi në heshtje përkundrazi, publikonte vazhdimisht video ku sfidonte policinë italiane e i kujtonte kanunin dhe gjakmarrjen. ‘Nuk më kapni kurrë’, shkruante në rrjetet sociale ish-pronari i një rrjeti dyqanesh floriri në Varese, që në fund u tradhtua nga vetë dëshira e tij e madhe për të rënë në sy. Përpara pak ditësh ishte arrestuar dhe truproja i tij, Jhony Gentian Lohja, një shqiptar i përfshirë sipas mediave italiane, në disa krime.
Top Channel