Kryeministri Edi Rama i bëri një përditësim situatës ku ndodhet Shqipëria në marrjen e vaksinës anti-covid19.

Kemi siguruar 1 milion e 600 mijë doza për 800 mijë qytetarë përmes Covax nga Pfizer. Jemi në negociata me kompani të tjera”, tha Rama.

Infermieret e spitalit Shefqet Ndroqi arrestuar   paraditen e të Hënës,  për shpërdorim detyre, kryeministri i quajti  si “Një grusht horrash ordiner”. Ndërsa Kurën e  çrrënjosjes të  korrupsionit në spitale kryeministri  Edi Rama e shikon të lidhur me thellimin e reformave në shëndetësi drejt pavarësisë spitalore.

“Kartë performance për mjekët e  më tej shpërblimi bazuar në këtë. Bazuar në modelet më të mira do të arrimë spitalet publike të funksionojnë falas me shpërblim motivues për mjekët. Ambicie e cila nuk mund të shihte rrugën e realizimit më parë pa shtruar bazën e infrastrukturës spitalore. Çka është bërë është një provë e një transformimi të pakrahasueshëm”, tha ai.

Për partitë politike përfshi deputetët dhe ministrat socialist, kryeministri tha se do të ketë ndëshkime për mbledhjen e njerëzve për fushatë elektorale.

“Shkeljet e partive-presidenti, PD edhe PS. Sanksione për partitë politike pa përjashtim gjoba qofshin ministra, qoftë presidenti. Unë jam shumë strikt për vete, nuk ka arsye të tjerët mos ta bëjnë. Ka takime ilegale kokë më kokë që i bën presidenti me ata të OFL-s.” tha ai.

Video gatimin e kryetarit të PD Basha e cila u kthye në meme virale, Edi Rama nuk ia kurseu ironinë.

“Luli për tu admiruar një njeri që gatuan me këpucë të shtunën mbrëma se kjo bën diferencën”,  tha Rama.

 

Top Channel