Gjyqi historik ndaj Trump, çfarë rrezikon ish-presidenti nëse ndëshkohet

09/02/2021 23:58

Senati amerikan nisi gjyqin e dytë historik ndaj ish-Presidentit Donald Trump. Ai akuzohet për nxitje të rebelimit një muaj më parë duke u kërkuar mbështetësve të tij të përballen me ligjvënësit në Kapitol ndërsa ata po çertifikonin fitoren e demokratit Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit 2020.

Protesta u kthye në një përplasje të dhunshme. Rreth 800 mbështetës të Trump sulmuan autoritetet e Kapitolit, thyen dyer e dritare, plaçkitën disa zyra të Kongresit dhe u përleshën me policinë. Si pasojë pesë persona mbetën të vdekur, mes tyre një oficer i policisë së Kapitolit, si dhe një protestuese e cila u qëllua nga një oficer policie.

100 senatorë, 50 për secilën palë, janë shndërruar në anëtarë jurie gjatë procesit gjyqësor në Senat e ndodhen në një pozicion të pazakontë. Shumë prej tyre ishin dëshmitarë të kaosit të 6 janarit, ditë gjatë së cilës u detyruan të largohen nga kjo dhomë e Kongresit për arsye sigurie. Që ish-presidenti të shpallet fajtor mbi akuzën e ngritur do të duhen votat e dy të tretës së anëtarëve të Kongresit, ose demokratëve do t’u nevojiteshin votat e 17 republikanëve duke e marrë të mirëqenë që të 50 senatorët demokratë do të votojnë për shpalljen e tij fajtor.

Në këto kushte, është pothuajse e garantuar që Senati do të votojë për lirimin nga akuza të ish-Presidentit Trump, thotë VOA. Nëse dënohet, Trump nuk do të mund të rikandidojë më e as të mbajë ndonjë post publik në të ardhmen, ndërsa do të humbasë edhe përfitimet si ish president. Avokatët e tij megjithatë kanë ngritur një mbrojtje të fuqishme dhe pretendojnë se ish-presidenti nuk mban asnjë përgjegjësi për atë që ndodhi më 6 janar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA