Familjet vazhdojnë të kthehen në shtëpitë e rindërtuara! Përlotet e moshuara në Ndroq, Rama: Shyqyr që po qan e shtëpinë e ke, se të qash kur nuk ke shtëpi është hall

09/02/2021 09:30

TIRANË-Një tjetër banesë individuale nga Programi i Rindërtimit përfundoi në Ndroq të Tiranës.

Kryeministri Edi Rama bashkë me ministrin e Shtetit për Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe me kryebashkiakun Erion Veliaj, i dorëzuan çelësat familjes që hyn në shtëpinë e re, më të mëdha e më të të forta se sa ajo që iu dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Rama pa nga afër edhe ambientet e shtëpisë së re të ndërtuar sipas projektit model tip që përfshin tre dhoma gjumi, ambiente gatimi dhe të ngrënies, korridor, tualet dhe verandë.

“Ta gëzoni, me shëndet dhe me gëzime”, – ishte urimi i Kryeministrit për këtë familje.

Ndërsa e moshuara e kësaj familje, e përlotur nga gëzimi e falenderoi Kryeministrin për ndërtimin e shtëpisë së re.

“Shyqyr që po qan e shtëpinë e ke, se të qash kur nuk ke shtëpi është hall”, u shpreh Rama.

Në Ndroq, po merr formë nga dita në ditë edhe lagjja e re, me një kompleks prej 74 shtëpish banimi, kopësht e shkollë dhe një qendër sociale. Komuniteti prej afro 350 banorësh, të cilët humbën shtëpitë e vjetra dhe të amortizuara, në pika të largëta dhe të veçuara, do të sistemohet  në këtë lagje fare afër me rrugën kombëtare dhe me akses të shpejtë në shërbim.

Procesi i rindërtimit vazhdon në të gjithë vendin teksa paralelisht me përfundimin e shtëpive individuale, vijon puna për ndërtimin pallateve dhe komplekseve të reja të banimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA