Atentat me bombë në makinë/ Kamëz, Shpërthen makina sapo u hap me pult, “shënjestra” me precedentë penalë

09/02/2021 15:38

Një atentat me bombë ndodhi mëngjesin e kësaj të marte rreth orës 10 në Kamëz.

Gjon Mena, sapo doli nga shtëpia e tij për të hapur makinën me pult, automjeti shpërthen  nga krahu i shoferi dhe ai mbetet i plagosur lehtë në këmbë. Ai u  dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

35-vjeçari me origjinë nga Mirdita, me herët ka mbajtur emrin Altin Xhuxha. Ai rezulton një person me rekorde kriminale brenda dhe jashtë vendit. Mena, ka jetuar në Francë dhe Itali, ku është dënuar për vjedhje me armë dhe me dhunë, ndërsa në vendin tonë, ai ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje.

Dyshimet paraprake te grupit hetimor, janë për konflikte që i plagosuri nga shpërthimi në makinën e tij, të ketë pasur me të tjerë së fundmi.

Megjithatë, kjo është pista kryesore, pasi nuk përjashtohen edhe pista të tjera.

Ndërkaq, grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë, si edhe ka marrë në pyetje familjarët e Gjon Menës, për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen. Po ashtu pritet të merret në pyetje edhe vet Mena.

Materialet, tashmë pritet që ti kalojnë prokurorisë së Tiranës, për veprime të tjera hetimore.

Top Channel