Një dhëmb i rremë i mbushur më cianur dhe paketa cigaresh me kamera të fshehura janë mes mjeteve të spiunëve sovjetikë që do të dalin në ankand në Beverly Hills këtë javë.

Shumë mjete spiunazhi të kohëve të shkuara janë në shitje në shtëpinë e ankandeve Juliens, e njohur për suveniret e Hollywood-it dhe kulturës pop. Dhe ky është vendi i duhur edhe për klasikët e James Bond, mes të cilëve mikrofonë të fshehur në stilolapsa, tavulla cigaresh dhe pjata porcelani.

Njerëzit që i kanë krijuar këto gjëra ishin në fakt pionierë të miniaturës”, thotë drejtori i galerisë, kodi frederik. “Të gjithë tani mbajnë një kamera me vete, të gjithë kanë një mikrofon, por shumë nga mjetet në këtë ankand, vijnë nga një erë kur telefonët celularë ishin të mëdhenj sa një tullë”.

Kamera në miniaturë të vendosura në çanta femrash, rripa mesi, furça dhëmbësh, kollare etj, të përdorur nga agjentë sekretë të vërtetë, do të dalin të gjitha në shitje, në bllok. E kështu, njerëzit mund të kenë, një copë unike nga një kohë, kur digjitalizimi nuk ekzistonte dhe jeta ishte analoge.

Pas rënies së bashkimit sovjetik, shumë prej këtyre sendeve thjeshtë u lanë pas në Evropën Lindore dhe më pas mundën të gjenin rrugën drejt muzeut jetëshkurtër të KGB në New Jork që u hap në janar 2019 por u mbyll vitin e kaluar për shkak të pandemisë. Mes sendeve në shitje, janë një dhëmb i rremë me cianur që sipas ekspertëve mund të kapë një vlerë prej 1200 dollarësh. Dhëmbi ishte i projektuar që të thyhej kur kafshohej në një mënyrë të caktuar dhe agjenti i kapur mund ti jepte kështu fund jetës për të evituar torturën ose dhënien e informacioneve kompromentuese. Koleksioni përfshin edhe një kopje të çadrës bullgare, që u përdor në 1978 në Londër për të helmuar disidentin bullgar Georgi Markov, në një episod veçanërisht famëkeq të luftës së ftohtë. E ajo mund të shitet nga 3 deri në 5 mijë dollarë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA