Ambasadori amerikan bën ‘rap’/ I uron me këngë vietnamezëve Vitin e Ri Hënor

09/02/2021 15:22

Ambasadori amerikan në Vietnam, është shndërruar në një sensacion në internet pasi ka bërë një video, ku edhe këndon ‘rap’, dhe i uron vendit vitin e ri hënor. Kjo ka ndezur flakë rrjetin dhe ka nxitur edhe një valë admirimi për të mes vietnamezëve.

Daniel Kritenbrink, një diplomat karriere, që më herët ka shërbyer edhe në Kuvajt, Kinë dhe Japoni, shfaqet duke u endur nëpër rrugët e Hanoit dhe Ho Chi Minh, me kufje në vesh dhe duke kënduar nën ritmet e rrepit mesazhe urimi për vendin.

Ai shoqërohej nga yje të muzikës lokale, pinte kafe me ta dhe shijonte ushqime vendase. Viti i ri hënor, i njohur në Vietnam si “Tet”, është festa më e rëndësishme e vitit për Vietnamezët dhe ka në thelb mbledhjet bashkë të familjeve.

Ajo ka rëndësi të madhe edhe në marrëdhëniet mes Washingtonit dhe Hanoit, pasi Vjetnami Verior lançoi atë që u bë e njohur si Ofensiva Tet, gjatë festës në 1968, duke e gjetur qeverinë jugore të Saigonit, të mbështetur nga SHBA, të papërgatitur.  Dhe videoja e ambasadorit Kritenbrink, sidoqoftë, ka sjellë në vend shumë pozitivitet.

Dicka të ngjashme pati bërë edhe ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu në 2017, kur bashkë me stafin, i uroi shqiptarëve festat e fundvitit duke kënduar Jingle Bells.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA