Qendra Kulturore Artistike “Margarita Tutulani” rrëmben në Prizren çmimin e parë të festivalit ndërkombëtar

08/02/2021 21:14

Qendra Kulturore “Margarita Tutulani” në Berat fitoi çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të këngës qytetare,që u organizua në qytetin e Prizrenit.

Edicioni i tretë i këtij festivali ndërkombëtar,titulluar “Kënga Qytetare na bashkon” mblodhi rreth vetes shumë formacione artistike nga: Kosova,Maqedonia e Veriut,Mali i zi,Shqiperia,Bosnje-Hercegovina,Turqia etj. Grupi artistik i qytetit të Beratit u përfaqësua në këtë festival nga këngëtarët e mirënjohur: Floresha Debinja,Ludmilla Baballëku e Petrit Berisha,ndërkohë që nuk munguan në këtë event edhe orkestrantët e muzikantët e Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani”.

Falë performacës së shkëlqyer muzikore e orkestale si dhe shpalosjes së kulturës së qytetit nëpërmjet këngëve e valleve,Grupi Artistik i Beratit rrëmbeu çmimin e parë të Festivalit midis dhjetëra grupeve pjesëmarrëse nga Ulqini,Tetova,Presheva, Gjakova,Prizreni,Turqia,Bosnja etj. Orkestrina popullore e grupit artistik të Beratit,e drejtuar nga Albi Kadëna u vlerësua nga juria e festivalit me çmimin e parë. Ky çmim u pasua edhe nga çmimet e këngëtareve më të mira të festivalit që u fituan nga këngëtaret beratase: Floresha Debinja e Ludmilla Baballëku.

FOTO GALERI
9/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA