Weeknd dha një performancë gjeniale në shfaqjen e pjesës së parë të Super Bowl LV të dielën, por ju mund të jeni kurioz se pse të gjithë kishin fashuar fytyrën e tyre.
Nëse keni ndjekur historinë e The Weeknd në After Hours, e dini shumë mirë që këto fasho nuk janë për herë të parë.
Ne pamë këngëtarin me dëmtime në fytyrë në videoklipin “Blinding Lights”. Ai më pas hoqi fashat në videon e “Save Your Tears” (Ruaj lotët), duke zbuluar operacionet plastike deri në ekstrem (por që në fakt ishin make up).
Përpara Super Bowl, The Weeknd tha: “Rëndësia e të gjithë fashave të kokës reflekton kulturën absurde të njerëzve të famshëm të Hollywood, të cilët mashtrojnë veten për arsye sipërfaqësore për t’u vlerësuar“.
Sa i përket fytyrës së tij që ndryshon, “E gjitha është një progresion. Dhe ne shikojmë se historia e The Character shënoi nivele të rritura të rrezikut dhe absurditetit“.
🔥🔥🔥 @TheWeeknd #PepsiHalftime #SBLV pic.twitter.com/QCFlAPcion
— NFL (@NFL) February 8, 2021
Top Channel