Peshkatarët mbeten në tokë/ Moti i keq pengon lundrimin në Vlorë
08/02/2021 12:21
Si pasojë e motit të përkeqësuar në portin e Vlorës prej ditës së dielë, është pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla.
Por trageti i linjës Vlorë Brindisi nuk i ka ndërprerë udhëtimet.
Ndërkohë era e fortë paraditen e kësaj të hëne është shoqëruar me reshje te dendura shiu por dhe breshër. Sipas kapitenerisë, era e fortë është me një shpejtësi 10 – 15 m/ sec ndërsa fuqia e dallgëve është regjistruar 6 -7 ballë. Si pasojë, mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit janë pezulluar, nuk lejohet të dalin në det.
Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit pritet të ndodhë gjatë pasdites.
Top Channel