“Lori gjysma ime më e mirë u largua…”, Covid shuan bashkëshorten e maratonistit të njohur
					 08/02/2021 09:47					
				
				 
								
			Bashkëshortja e maratonistit të njohur Sotir Qiriaqi ka ndërruar jetë pasi ishte e prekur me Covid.
Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë maratonisti, teksa shkruan disa fjalë zemre për bashkëshorten e tij.
“Lori gjysma ime më e mirë u largua sot nga unë përgjithmonë, mbas një beteje me COVID. Nuk rezistoi dhe u nda nga jeta, nga unë, nga të dashurit dhe miqtë tanë”, shkruan ai.
Top Channel