Ish-ylli i Anglisë, Paul Gascoigne rrahu me grushte trupin e babait të vdekur si akt hakmarrjeje (fotot)

08/02/2021 19:07

Ish-futbollisti i njohur i kombëtares angleze Paul Gascoigne fajësonte babanë e tij për trazirat që e çuan në psikiatri pas takimit të tij famëkeq me policin në arrati Raoul Moat, teksa pranon se ka rrahur me grushte dhe goditur me kokë trupin e tij në krevatin e vdekjes.

Legjenda angleze e skuadrave Tottenham, Rangers e Lazio ka luftuar prej kohësh me abuzimin me alkoolin dhe sëmundjet mendore, si gjatë karrierës së tij dhe pas heqjes dorë nga futbolli.

Njeriu që e ka shoqëruar atë gjatë uljeve e ngritjeve të tij, ishte babai i tij John.

Futbollisti tregon së fundmi se mori hakun kur babai i tij vdiq në 2018.

Në një intervistë të fundit Gascoigne tha: “Kur ishim vetëm unë dhe ai në shtratin e tij të vdekjes në spital, iu hodha sipër dhe e mbyta në grushte. Më pas qëndrova duke e përqafuar për rreth gjysmë ore”.

Gascgoine thotë se “fajëson” John që ai u detyrua të shtrohej në klinikën psikiatrike, pas vizitës me policin e kërkuar Raoul Moat.

53- vjeçari Gascgoine hyri në mes të përballjes së të arratisurit me policinë , duke thënë se ishte me vëllanë e tij të cilit “po i sillte për të ngrënë”.

Gascgoine flet gjithashtu me lëvdata për influencën e të atit.

“Të shtunave më mungon më shumë. Ai fliste me të gjithë por nuk fliste me mua. Më pëlqente shumë kur e merrja me vete nëpër botë ku shkoja për të luajtur,” shton Gascoigne.

“Për momentin jam mirë, por mendoj shumë për kohët e bukura që kam kaluar, mendoj se kam patur më shumë kohë të bukura sesa të këqija”.

Më tej ai shton: “I kam blerë babait dhjetra makina, barka apo shtëpi. Unë u divorcova dhe i dhashë shumë para familjes. Shpenzoja shumë për shtëpi, duke blerë apo marrë me qera shtëpi të ndryshme”.

FOTO GALERI
1/3
Paul Gascoigne fajësonte babanë e tij për trazirat që e çuan në psikiatri

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA