Rama sulmon Idrizin dhe Dulen/ Mesazhet për komunitetin çam dhe minoritetin grek nga Saranda

07/02/2021 18:21

Ne betejën e  25 Prillit, Edi Rama  zbuloi se synon votat si te  minoritarëve  ashtu edhe të  çamëve, të  cilët në skenën politike  përfaqësohen nga dy parti aleate të demokratëve.

Objekti i kryesocialistit duket i qartë, Partisë Socialite i intereson vota e minoritetit grek , i cili në skenën politike përfaqësohet nga  PBDNJ, ndaj sulmi frontal  së pari është ndaj Vangjel Dules.

Edi Rama: Kush e bën problem apo kush krijon probleme me minoritetet janë po ata, ata kategori hipokritësh kur rrinë përballë politikisht me fqinjët i ulin  pantallonat nën shollën e këpucëve ndërsa kur vinë këtu edhe kur sidomos kur duan pushtet me zor janë në gjendje të bëjnë sikur janë gati të ngrejnë armët dhe të mbrojnë.

Në këto zgjedhje, Gjirokastra por edhe pjesa e minoritet grek në Sarandë dhe zona e bregut duket se  do të jenë  “një gjah” mes Partisë Socialiste dhe LSI, më i dëmtuari duket Vangjel Dule i cili ka pranuar të braktisë Vlorën për Korçën, me shpresën që të thithë  votat e ish numrit dy të partisë, Ligoraq Karamleo në zonën e Boboshticës dhe Sinicës.

Edi Rama: Kush ua  legalizoi kush ua dha titullin e pronësisë kishave dhe xhamiave, ja dhanë këta, apo ne. Sot ata janë pronarë. 

Shpëtimi Idrizi, kryetar i PDIU është shënjestra e dytë e Edi Ramës. Në zonat e ndikimit të saj në jug PDIU është përçarë pas largimit të Aqif Rakipit i cili mbështet socialistët dhe Dashamir Tahirit,  i cili ka braktisur si demokratët ashtu edhe ish partinë e tij.

Edi Rama: Nga kush do e mbrojë  detin dhe çështjen came, Shpëtimi i doganës  që ishte Shpëtimi i doganës nga kush, që kalonte kamionat nën tra. E kam për gjithë çamët e  zonës që do ta mbrojnë nga unë?  Po kjo qeveri qe e ka vendosur dinjitetin kombëtar në themelet e çështjes së jashtme. 

Me zgjedhjet, prag synimi i Edi Ramës duket se është të përçajë aleatët demokrat  të cilët nuk kanë mbyllur ende negociatat për renditjen në lista.

Top Channel