Reshje të herëpashershme shiu, si parashikohet moti për këtë të diel
Kryeministri Edi Rama ka folur nga Saranda rreth asaj për çfarë do të dëshironte të mbahej mend në këtë vend duke sqaruar se puna e bën që të mos dorëzohet dhe të lërë një kujtim të mirë.
Në fjalën e tij, Rama theksoi se ka bërë gabime dhe shumë gjëra do të kishte bërë ndryshe nëse do të kthehej nga e para. Megjithatë, beson se gabimet e kanë ndihmuar që të mos i përsërisë e të mos e ndalë punën.
Rama: Besoj që shtysa kryesore e imja për të rezistuar dhe për të mos u dorëzuar dhe për të mos arritur tek pika “varja fare sepse nuk duroj dot më, nga një anë strapacohem, nga ana tjetër dëgjoj lloj lloj fyerjesh e përqeshjesh” është pikërisht kjo që puna e bërë gjatë kohës që merrem me këtë punë është që të ketë një impakt i cili të jetë mjaftueshëm i fortë për të lënë pas një kujtim të mirë. Pastaj se çfarë do të jetë fjalia e përgjithshme apo cilat do të jenë gjërat specifike, është diçka që ja lëmë kohës. Ky është i vetmi motiv.
Nëse do kthehesha nga e para, shumë gjëra do ishin bërë ndryshe dhe do ishin bërë më mirë, por njeriu është i destinuar që kur punon të gabojë dhe të mësojë nga gabimet. Njeriu gjithmonë gabon por duhet të mos përsërisë të njëjtat gabime. Unë besoj se gabimet e bëra hap pas hapi më kanë vlejtur që të bëj gabime të reja, por të mos përsëris të tjera.
Top Channel