Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në ish sheshin Shqiponja gjatë mbrëmjes së të dielës teksa ishte i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.

Ministrja Balluku tregoi se puna po vijon me tre turne dhe më 15 mars është parashikuar që të hapet Loti 3, i cili do të lehtësojë trafikun në kryeqytet.

“Për një muaj deri në 15 mars bëhemi gati për të kaluar këtu një pjesë të trafikut, ne do e përdorim fillimisht për mbarëvajtjen e trafikut deri në përfundim të projektit.

Qytetarët kanë pasur ankesa, duke qenë se këtu punohet nëntokë ata dhe pyesin se kur punohet dhe ku punohet, këtu punohet me tre turne. Po punohet paralelisht dhe në lotin e dytë. Ka qenë një punë shumë e madhe për t’u bërë. Kemi pasur reshjet që kanë nisur në fund të dhjetorit, që e kanë vështirësuar, nesër, do të fillojnë prapë reshjet dhe duhet menaxhuar situata me e vijuar punën pa e ndërprerë, Lotin 3”, tha Balluku.

Ndërsa kryeministri tha: “Është një shembull virtual për të kuptuar atë dallimin që kanë kilometrat në varësi nga çfarë bëhet në rrugë. Njerëzit manipulohen shpesh nga një kilometër shkoi aq dhe kaq. Këtu është gjithë kjo masë gjigante volumesh që faktikisht është për disa kilometra në fushë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA