Kryeministri Edi Rama të shtunën ka bërë një vizitë në Fier ku pa nga afër punimet për të ngritur Spitalin Rajonal të Fierit.
Punimet vazhdojnë pa pushim edhe gjatë natës. Teknikët thanë se puna po ecën sipas planit dhe po vazhdon pa pushim, ndërkohë që theksuan që struktura e këtij spitali ka masat anti-sizmike duke bërë që mos shembet nga lëkundjet e tërmeteve.
Kujtojmë që ndërtimi i këtij spitali u premtua në Turqi, gjatë një takimi që Rama bëri me presidentin e Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan. Këtë spital do ta ndërtojë kompania turke YDA, një kompani mjaft e njohur në Turqi.
Ashtu siç ishte premtuar kompania vazhdon punën me tre turne dhe pritet që spitali të ndërtohet para zgjedhjeve të 25 prillit.
Top Channel