Mjeshtëria e djalit të Onufrit/ Kisha e Shën Nikollës në Roskovec në një zonë me popullsi të besimit mysliman

07/02/2021 20:04

Kisha e Shën Nikollës në Bashkinë Roskovec, është nje prej dy kishave që djali i Onufrit, Nikolla, ka ushtruar mjeshtërinë e tij.

Ai ishte vazhdues i stilit origjinal dhe përfaqësues i “shkollës” së Onufrit. Kisha ndodhet në kodrën me të lartë në pjesën juglindore të rrethit të Fierit, aty ku ndahet kufiri me rrethet e Beratit dhe Mallakastrës. Sipas historianit Ilirjan Gjika ajo është ndërtuar në shekullin e XIV, dhe është një nga kishat bizantine më të vjetra në Shqipëri. Me harqet e saj rrethorë, bashkon arkitekturën kishtare të Lindjes me Perëndimin…

Ndonëse ndodhet në një zonë me popullsi të besimit mysliman, kisha është mbajtur me shumë kujdes nga banorët e zonës. Në vitin 1959 një ekspeditë studimore e Universitetit të Tiranës zbuloi se afresket dhe mbishkrimet e tyre ishin pikturuar prej Nikollës, birit të Onufrit dhe ndihmësit te tij, Joanit.

Sipas studiuesve të ikonografisë, afresket e kishës së Kurjanit i përkasin stilit bizantin me tendenca të traditës vendase. Përveç Kurjanit, i biri i Onufrit, Nikolla, ka ushtruar mjeshtërinë e tij në kishën e Shën Vllahernës në Berat dhe të Shën Gjergjit në Arbanas të Bullgarisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA