
Një banesë në fshatin Fiershegan në qytetin e Lushnjes është përfshirë nga flakët.
Forcat blu bëjnë me dije se banesa është në pronësi të një 60-vjeçari dhe dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
Si pasojë e flakëve nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë shërbimi zjarrfikës dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje për të mësuar shkakun e zjarrit.
“Sot rreth orës 18:00, në fshatin Fiershegan, Lushnjë, në banesën e shtetasit V. Z., 60 vjeç, ka rënë zjarr. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Shërbimi zjarrfikës dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.
Top Channel