FAKTI/ E vërteta e studentes së “shkëlqyer” të Kryemadhit, Floida Kërpaçi, e ka përfunduar universitetin me notën 5

07/02/2021 14:55

Në zonën e Kombinatit, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi po promovon fuqishëm Floida Kërpaçin, të cilës duket se i ka besuar Njësinë 6.

Në çdo dalje krah Floidës, Kryemadhi e cilëson atë si “studentja e shkëlqyer e farmacisë”, duke dashur të tregojë se LSI-së i bashkohen të rinjtë ekselentë, dhe përmes këtij truku, të shtjerë në rrjetën e birrave të Jalës, të rinj të tjerë, që të shohin tek Floida vajzën e re, studenten ekselente, që merret me politikën e Madhe, pranë Kryemadhit.

Por, a është vërtet Floida “studentja e shkëlqyer e Farmacisë”, siç e promovon Kryemadhi? Në fakt, nëse i hedhim një sy listës së notave të diplomës së saj, të cilën e ka përfunduar në 2019, na del krejt ndryshe. Floida nuk është studentja e shkëlqyer e Kryemadhit, por një nxënëse mesatare, e cila e ka përfunduar shkollën me shumicën e notave 5.

Për shembull, në të gjitha lëndët e rëndësishme të profilit të saj, siç janë: Farmakologjia, Analiza Farmaceutike, Kimi Farmaceutike, Biokimi, Farmakognozi dhe Fitoterapi, Farmakologji Klinike, Biofizikë, Anatomi e Njeriut etj, të gjitha këto lëndë janë vlerësuar me notën më të ulët 5. Sigurisht, duke pasur kaq shumë nota 5, mesatarja e Floidës nuk mund të jetë e njëjtë me studentët e ekselencës.

Në fakt, mesatarja e saj është 7.6, që do të thotë se ajo është një studente mesatare e farmacisë, dhe aspak e shkëlqyer, siç përpiqet ta prezantojë në publik Kryemadhi. Që të quhesh student ekselent, mesatarja jote duhet të jetë mbi 9.

Megjithatë, nga lista e notave spikat lënda e Edukimit Fizik, ku e shkëlqyera e Kryemadhit ka shkëlqyer me notën 10.

Notat e Kërpaçit:

Farmakologji                                    5

Analiza Farmaceutike                     5

Kimi Farmaceutike                         5

Biokimi 5

Farmakognozi dhe Fitoterapi       5

Farmakologji Klinike                     5

Biofizikë                                            5

Anatomi e Njeriut                           5

Njohuri mbi sëmundjet                 6

Teknologji Farmaceutike              6

Top Channel