Vlorë/ 82-vjeçari, prej 4 vitesh i merrte pensionin djalit me autizëm, arrestohet

06/02/2021 12:21

3 shtetas të tjerë janë arrestuar në qarkun e Vlorës, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim.

Babi i djalit me autizëm, shtetasi me iniciale S.M ka denoncuar 82-vjeçarin me iniciale M.Q, pasi pretendon se për katër vite i vidhte pensionin djalit 22-vjeçar.

Po ashtu, policia e Vlorës njofton se ka vënë në pranga shtetasin me iniciale T.Rr., i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se gjatë periudhës kur punonte në një supermarket në Sarandë, vidhte  në  mënyrë të vazhdueshme artikuj të ndryshëm.

Ndërsa 48-vjeçari me iniciale R.L është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë,  në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë ndalimin e shtetasit T. Rr., 45 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale ”Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme gjatë kohës që ka qënë i punësuar, ka vjedhur artikuj të ndryshëm në një supermarket në Sarandë.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u referuan materiale në prokurori, në ngarkim të shtetasit M. Q., 82 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka bërë kallzim shtetasi S.M., 51 vjeç, se shtetasi M.Q ( babai i ish bashkëshortes së tij) duke mashtruar ka përvetësuar, për 4 vite, pensionin e djalit të tij 22- vjeçar, të sëmurë me autizëm.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin R. L., 48 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike  ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor,  arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin A. H., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe pa lejen përkatëse, është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.

Po nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Xh., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar biçiklistin me iniciale J. K., 38 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët  për Hetimin e Krimit Ekonomik në DVP Vlorë, proceduan në gjendje të lirë shtetaset O. A., dhe K. N., ish- punonjëse të OSHEE-së, pasi ka bërë kallëzim shtetasja N. H.,  se dy shtetaset e mësipërme, dyshohen se duke shpërdoruar detyrën kanë zhdukur  nga  zyra pranë të cilës kanë qenë të punësuara këto shtetase,  dokumenta të protokollit të OSHEE Vlorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA