Nga Njësia 2, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se veç Partisë Socialiste, në 25 Prill nuk ka alternativë tjetër sepse oferta e PD-LSI janë deputetët që dalin me pistoletë në brez, duke protestuar kundër një parku lojërash për fëmijë.
“Alternativa tjetër është e atij deputetit me pistoletë dhe e rrugaçit që dikur rrihte me shqelma dhe grushte zonjat e bashkisë. Këta nuk janë alternative! Një zonjë sot na tha: ‘Nuk kam qenë me ju, nuk ju kam votuar, kam qenë me LSI, por e di pse jam bërë me ju? Kur pashë Florenc Hoxhën, që e kisha harruar si emër, që zihet si rrugaç me njerëzit. Aty thashë largqoftë po të kthehen këta!””, tregoi Veliaj.
Ai nënvizoi se në këto zgjedhje, Partia Socialiste do thyejë rekordin.
“Ne duhet të bëjmë një koalicion mendjesh dhe zemrash me të gjithë, jo vetëm me ata që janë tradicionalisht socialistë. Pas 10 të dielash do të jemi në një ballafaqim me historinë, por jo me këta, sepse këta i kemi mundur me kohë”, përfundoi Veliaj.
Top Channel