Interesi i lartë për të kaluar fundjavën në Voskopojë, një nga fshatrat më të bukur turistik në vend ka bërë që të shtohen edhe kapacitetet për pritjen e tyre.
Disa nga banorët e këtij fshati pas viteve të tëra në emigracion janë rikthyer për të investuar në fushën e turizmit e përveç tyre janë të shumta ata që i kanë kthyer sytë nga nderimi i bujtinave apo shtëpive të pushimit.
Pas 25 vitesh punë në shtetin grek ku edhe fitoi eksperiencë, Panajoti iu rikthye vendlindjes për të hapur biznesin e tij .
“Në Voskopojë janë mbi 20 bujtina dhe hotele e të tjera pritet të nisin ndërtimin në pranverë pasi fshati vizitohet gjatë gjithe vitit”, thotë Panajot Falo.
Pushuesit e zgjedhin Voskopojën jo vetëm në fundjavë por edhe gjatë verës ku kryesisht mosha e tretë zgjedh që të qëndrojë më gjatë.
Janë banorët e fshatit ata që i kanë përshtatur shtëpitë e tyre për të pritur pushuesit e për ti bërë ato tërheqëse ndërsa rezervimet për verën bëhen edhe më herët.
Top Channel