Nga Gjirokastra, Rama foli sot edhe për projektet e investimeve nga Emiratet e Bashkuara në Përmet.
Kreu i qeverisë tha se grupi i ngarkuar nga Princi i Kurorës saudite ka shprehur interes për investime në Përmet, duke e konsideruar një nga zonat me potencialin më të madh turistik në Shqipëri.
“Grupi i ngarkuar nga Princi i Kurorës ka shprehur shumë interes për të investuar në Përmet. Ata kanë bërë një studim të rajoneve të vendit, dhe sipas tyre Përmeti është një nga zonat me potencialin më të madh të zhvillimit të turizmit për dekadën e ardhshme”, u shpreh kryeministri gjatë bashkëbisedimit në Gjirokastër.
Rama zbuloi se ata duan të investojnë në një strukturë fermash, por por fillimisht duan të shikojnë terrenin me Durrësin, për të pare sjelljen e burokracisë shqiptare.
“Kur flasin ata ju do të çuditeshin nga pasioni që flasin. Nuk bëhet fjalë për të bërë investime që cënojnë peizazhin apo natyrën, duan të investojnë në struktura fermash, ku njerëzit të mund të vijnë të jenë në një zonë rurale dhe të ndërtojnë shtëpi, vila ndonjë hotel të vogël, por të gjitha të lidhura me fermën dhe kultivimin, paketës bujqësore të zonës dhe të gatimit,. Duan të fusin dhe shfrytëzimin e prodhimeve artizanëve, ushqimore, është projekt i bukur kur e dëgjon, janë shumë të vendosur për këtë. Ata duan të shikojnë terrenin, bëhet fjalë për investime shumë të mëdha, duan të shikojnë si do jenë procesin, a do të ketë pengesa. A do shikojnë sa impakt do të ketë kjo. Në momentin kur projekti i Durrësit të hyjë në një fazë që ata ta kuptojnë vendin, Përmeti do e këtë radhën. Ata e konsiderojnë zonën si për pushime, ju e dini ata arabët bëjnë shumë pushime se kanë naftë shumë. Mbase u zgjata shumë por kjo është perspektiva për Përmetin. Ishte shumë të qeshur se i bëmë një tur dhe kur vajtëm në Përmet thanë ramë rehat se njerëzi ishin të urtë”, tha Rama.
Top Channel